Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Nikolla: Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Avancimi i statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare për të avancuar statutin e Kosovës në Organizatën e Atlantikut Verior.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Kuvendit, kryesuesja e organit parlamentar në Shqipëri, Nikolla shprehet se votimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për t’a bërë Kosovën nga vëzhguese në anëtare të asociuar të saj është një arritje e merituar, ndërsa shton se Shqipëria do të vijojë të mbështesë dhe nxisë rritjen e rolit të Kosovës në mbrojtjen e paqes.

Sipas Nikollës, sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare janë edhe të Shqipërisë dhe e anasjellta.

Votimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s i rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të AP është një arritje e merituar. Delegacioni i përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të vijojë të mbështesë e nxisë rritjen e rolit dhe kontributit të Kosovës për mbrojtjen e paqes. Sukseset e Kosovës janë edhe të Shqipërisë dhe sukseset e Shqipërisë janë edhe të Kosovës”,- shprehet kryetatja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Asambleja Parlamentare e NATO-s votoi ditën e sotme pro avancimit të statusit të Kosovës, duke e bërë atë anëtare të asociuar në këtë organizatë. Kjo i hap rrugë integrimit euroatlantik dhe atij evropian të Kosovës, përkundër lobimit të Serbisë, e cila përmes një letre të dërguar më herët në Asamble kishte kërkuar refuzimin e kërkesës për avancim të statusit të saj nga vëzhguese në anëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese