
Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’Sy” i është përgjigjur disa prej komenteve të qytetarëve live në rrjetin social në “Facebook”.
Kreu i Partisë Socialite ka risjellë dhe njëherë në diskutim termin “autik” të përdour në një prej takimeve elektorale gjatë fushatës zgjedhore teksa është shprehur se ishte një gabim terminologjik.
Ndër të tjera Rama shprehet se i duhej të gabonte që të kuptonte që termi “autizmi politik” nuk ishte më i përshtatshëm për tu përdorur.
“Kam kërkuar ndjesë vetëm për dicka, ka qenë gabim krejt padashje. Autizmi politik për të gjitha ata që janë të interesuar, është një term i përdorur në literaturën politike dhe akademike, nuk është dicka e krijuar për të fyer apo për të lënduar askënd. U desh të gaboja që ta mësoja, diku kishte mbetur në mendjen time e doli padashje.
Më gjeni një udhëheqës politik shqiptar që ka kërkuar ndjesë. Në ato që them, merem me thelbin e cështjes.”
Sondazh