Me tensione dhe përplasje verbale mes demokratëve dhe socialsitëve është duke u zhvilluar kjo seancë planare në Kuvendin e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmetn Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita nuk ka asnjë respekt për presidentin Bajram Begaj për aq kohë sa sipas tij të sillet si “ushtrari i kryeministrit Edi Rama".
Deputeti demokrat thekson se Begaj fillimisht duhet të ndalojë pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet zgjedhore të socialsitëve në diasporë dhe se vetë ai nuk duhet të shkojë nëpër takimet në Shqipëri i shoqëruar vetëm nga anëtarë të mazhorancës.
Ndër të tjera ai i ka bërë thirrje presidentin Begaj që të qëndrojë larg fushatës zgjedhore dhe të mos “shitet për dy leje ndërtimi”.
“Meqë na bërë ti zonjë thirrje për të respektuar shkëlqesinë e tij Bajram Begajn, po tha them që Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita për aq kohë sa sillet si ushtar i kryeministrit.
Së pari të ndalë përfshirjen e ambasadorëve në fushatë zgjedhore të PS. Edhe në Selanik, ambasadorja shqiptare ishte në një aktivitet ku kryeministri fyente opozitën dhe kërkonte vota për PS. E kanë të ndaluar me ligj. Së dyti vetë Presidenti kur shkon vizita qar më qark nuk duhet të ketë në krah vetëm përfaqësues të krimit të organizuar që në këtë rast janë përfaqësues të PS.
Është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti të qëndrojë larg fushatës zgjedhore, e të mos shitet për dy leje ndërtimi per të ndërtuar dy vila për dy djemtë e tij. Se Edi Rama ja jap, opozita ja nxjerr nga hundët”, tha Bardhi.