Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Artur Kuko, ambasadori shqiptar bën takimin e veçantë, thërret ambasadorët e Ballkanit dhe ministrin e Jashtëm në selinë shqiptare në Hagë

Shkruar nga Newsbomb
Artur Kuko, ambasadori shqiptar bën takimin e veçantë,
Takimi ne Ambasaden e Shqiperise ne Hage, Holande

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko ka organizuar një takim të veçantë në selinë diplomatike në Hagë. Ai ka ftuar ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në selinë shqiptare dhe ministrin e Jashtëm të Holandës, Caspar Veldkamp.

Shefi i diplomacisë holandeze e jep vetë këtë lajm mbi takimin e veçantë dhe thotë se vendi i tij i vlerëson lidhjet me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

"Holanda vlerëson lidhjet e saj me Ballkanin Perëndimor. Ne bashkëpunojmë në shumë fusha, duke përfshirë sigurinë dhe luftimin e migracionit të parregullt. Sot u takova me ambasadorët e tyre në Hagë për të nënvizuar angazhimin tim ndaj partneritetit tonë", shkruan Caspar Veldkamp.

Ministri i Jashtëm i Holandës falenderon ambasadorin shqiptar Artur Kuko për organizimin e veçantë dhe thekson rëndësinë e reformave kyçe për vendet e rajonit tonë që synojnë anëtarësimin në BE.

"Theksova rëndësinë e reformave kyçe në dritën e kritereve të Kopenhagës të BE-së në lidhje me sundimin e ligjit dhe konfirmova mbështetjen tonë për përpjekjet e tyre në këtë fushë. Faleminderit ambasadorit shqiptar Kuko për pritjen e takimit të sotëm", shkruan ministri Caspar Veldkamp.

Edhe Ambasada e Shqipërisë në Holandë ka reaguar për takimin dhe falenderon shefin e diplomacisë holandeze, për mbështetjen që vendi i tij u jep vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Faleminderit ministër Caspar Veldkamp për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe dialogun kuptimplotë me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor. I organizuar nga Ambasada shqiptare në Hagë, ky takim përforcoi rëndësinë e partneritetit për sigurinë, migracionin dhe avancimin e reformave kyçe për integrimin në BE", shkruan Ambasada Shqiptare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese