Hapësire reklamuese

Politikë

Armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës, Bajram Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme

Shkruar nga Newsbomb
Armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës, Bajram Begaj: Zbatimi i
Presidenti i Shqiperise, Bajram Begaj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përgëzuar arritjen e armëpushimit në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Palestinës.

Në një status në rrjetin social “X”, Begaj përgëzon të gjithë shtetet ndërmjetësuese, SHBA, Katari, Egjipti dhe të tjerë, të cilët i dhanë fund vuajtjeve të përgjakshme të popujve pas 15 muajsh luftime intensive.

Përshendes marrëveshjen për armëpushim në Gaza, që shënon fundin e më shumë se 15 muajve të konfliktit. I vlerësoj përpjekjet e ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe të tjerëve. Zbatimi i plotë i marrëveshjes është thelbësor për një paqe të qëndrueshme dhe për lehtësimin e vuajtjeve për të gjithë ata që janë të prekur në rajon,” shkroi Kreu i Shtetit në llogarinë e tij në x.

Kujtojmë që ditën e djeshme u arrit përfundimisht armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës, një marrëveshje dypalëshe që do të startojë me lirimin e pengjeve nga të dy vendet, e më pas me tërheqjen e plotë të trupave ushtarakë nga territoret kundërshtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese