Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Armë të reja në uzinat e vjetra, Rama: Armë “Made in Albania” brenda vitit 2030

Shkruar nga Newsbomb

Armë të reja në uzinat e vjetra, Rama: Armë “Made in

Në qendrën e përurimit të Inovacionit, të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ushtri ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama deklaroi qëllimin ambicioz për krijimin e armëve “Made in Albania”, brenda afatit kohor të 2030-ës.

"Ambicia jonë është që brenda vitit 2030 ne të kemi edhe eksporte ushtarake të markës "Made in Albania” dhe nga ana tjetër sigurisht që ushtria jonë të fillojë të pajiset edhe me mjete ushtarake të markës "Made in Albania'', tha Rama gjatë fjalimit në përurimin e qendrës.

Ndërsa platforma e re e zhvillimit të industrisë ushtarake që synon të rigjallërojë qeveria, mbështetet në bazat dhe uzinat e vjetra ushtarake që vendi ka pasur para viteve '90. Tashmë sytë janë kthyer sërish nga Poliçani, Gramshi dhe Mjekësi, ish-uzinat e ngritura rreth viteve 1960, që shërbyen kryesisht për prodhimin e armëve Kallashnikov, pushkë, mina, granata, mina dhe municione luftarake gjatë atyre viteve.

Duhet të evidentojmë që kjo deklaratë e kryeministrit vjen fill pas bisedimeve me presidentin ukrainas, ku shprehu mbështjen e Shqipërisë në marrëveshjen për bashkëprodhim municionesh luftarake me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Siç duket, kryeministri e ka parë me përparësi këtë marrëveshje, duke u nisur nga deklarata e tij në përurimin e qendrës së Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes për prodhim armësh si produkt shqiptar brenda 2030-ës.

Ndërkohë që kujtojmë se Gramshi dhe Poliçani u rikthyen në vëmendjen e publikut rreth dy vite më parë, kur brenda një harku të shkurtër kohor, shtetas çekë dhe rusë të prezantuar si blogerë apo turistë, u kapën duke filmuar brenda këtyre bazave.

Pas ngjarjeve, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se në të dyja këto ish-uzina të vjetra ushtarake demontohet sporadikisht armatim i lehtë i sekuestruar nga policia shqiptare gjatë operacioneve policore dhe se Shqipëria nuk kishte industri aktive ushtarake.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese