Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Armand Shkullaku kap “mat” Baton Haxhiun, gazetari nuk di emrat e ministrave shqiptarë më të rëndësishëm! Fevziu “shkrihet” së qeshuri

Shkruar nga Newsbomb
Armand Shkullaku kap “mat” Baton Haxhiun, gazetari nuk di emrat e
Baton Haxhiu-Armand Shkullaku-Blendi Fevziu

Një situatë e sikletshme e cila është shoqëruar dhe me të qeshura ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në studionin e emisionit “Opinion”.

Ka qenë gazetari Armand Shkullaku ai i cili ka kapur “mat” me një pyetje “1 milionë dollarëshe” analistin nga Kosova, Baton Haxhiun.

Gazetari i është drejtuar kolegut të tij duke e pyetur lidhur me kabinetin qeveritar në Shqipëri, pikërisht për Ministrin e Financave.

Emrin e të cilit Batoni nuk e dinte dhe si pasojë në studio “shpërthyen” të qeshurat. Por, përpos të Financave, ai nuk dinte as emrin e Ministrit të Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxhës.

Pjesë nga biseda:

Shkullaku: Unë të të bëj një pyetje tani për të të thënë një emër, po nuk dua të ta bëj si test publik se nuk ke për ta gjetur.  

Fevziu: Bëja, bëja testin Batonit se mbase nuk e njeh Administratën e Shqipërisë.

Shkullaku: Ma thuaj emrin e Ministrit të Financave, më të rëndësishmin që kemi.

Baton Haxhiu: Malaj! 

Shkullaku: Emrin, emrin...

Baton Haxhiu: A tash.. 

Shkullaku: Të Financave se imagjino të të pyes..  

Fevziu: Baton këtu të kapi.

Shkullaku: As të Brendshmin nuk e di por nuk ka rëndësi. 

Baton Haxhiu: Ndonjëherë nuk të kujtohet emri, por e di.

Shkullaku: Po të Brendshmin atëhere ma thuaj.

Baton Haxhiu: Ëëë..

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese