Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arlind Qori uron të vëllanë për ditëlindje: Për ndërgjegjet e ndyra ti je drejtor i madh kazinoje, për ata që e njohin je teknik kompjuteri!

Shkruar nga Newsbomb
Arlind Qori uron të vëllanë për ditëlindje: Për
Vellezerit Elvis dhe Arlind Qori

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka publikuar një fotografi të veçantë me të vëllanë, Elvisin, dhe e uron për 41 vjetorin e lindjes. Ky urim vjen në një kohë kur Arlindi është sulmuar nga media të caktuara me shkrime për të vëllanë, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit.

“Mes mijëra kujtimesh, dua të veçoj lojërat e fëmijërisë në apartamentin 60 m2 të prindërve tanë. Nga futbolli në korridorin e ngushtë, basketbolli ku kosh ishte shkopi i perdes, hendbolli në mbështetësen e divanit, ping pongu mbi tavolinën e bukës deri te ërestling-u i frymëzuar nga Italia 1. Edhe 100 vëlla”, shkruan Arlind Qori.

Kreu i Lëvizjes Bashkë sqaron se për “ndërgjegjet e ndrya”, Elvisi është një drejtor i madh kazinoje që financon partinë e të vëllait, kurse në realitet ashtu siç e njohin të gjithë, është vetëm një teknik kompjuteri.

“Sot Visi ka ditëlindjen e 41-të. Për ndërgjegjet e ndyra, ai është drejtor i madh në një kazino. Për ata që e njohin është klasë punëtore, teknik kompjuteri dhe, mbi të gjitha, aktivist i palodhur i Lëvizjes BASHKË. Kam përshtypjen se e do Lëvizjen edhe më shumë se unë”, përmbyll ai.

Lëvizja Bashkë garoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit dhe arriti të siguronte më shumë se 20 mijë vota. Tirana është bastioni më i fortë i kësaj force të re politike ku dhe ka arritur të nxjerrë një deputet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese