Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Rama është shkaku i fitores së Mitsotakis në Greqi dhe i Melonit në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Rama është shkaku i
Arjan Curri/ © Credits top-channel.tv

Analisti Arjan Curri ka deklaruar këtë mbrëmje se Rama është shkaku i fitores së Mitsotakis në Greqi dhe i Melonit në Itali, të cilët arritën të forconin pozitat e tyre politike.

I ftuar në Top Story ai tha se kryefjala e këtyre zgjedhje europiane është nacionalizmi, që u përdor nga faktorët politikë.

“Rama është shkaku i fitores së Mitostakis në Greqi dhe i Melonit në Itali. Nëse Rama e kthen Shqipërinë në kërcënim, i bën nder Mitsotakis. Kryefjala e këtyre zgjedhje është nacionalizmi. Është shqetësuese.

Fredi Beleri do të marrë një rrogë prej 10 mijë euro në muaj. Beleri  është bërë hero kombëtar në Greqi, por më parë nuk njihej fare. Tashmë ai është bërë një hero.

Në këtë histori fituan të gjithë përveç himarojtëve. Edhe Meloni arriti të fitonte bindshëm në Itali. Këto zgjedhje europiane rrëzuan mbretërit e Bashkimit Europian Macon dhe Scholz dhe mbretëresha e Europës që po ngrihet është Meloni. Ajo u ngrit me ndihmën e Ramës”, tha Curri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese