
Në fillim ishte e “prerë” se do të qëndronte larg politikës, por duket se tashmë kanë ndryshuar rrethanat për vajzën e ish-kyrmeinistrit Sali Berisha, Argita Malltezi.
Gjatë një konference për media gazetari Osman Stafa e ka pyetur nëse do të përfshihet në politik, dhe duke se Malltezi e ka lënë këtë çështje të hapur.
Ajo është shprehur se nëse situata sa i përket rrugës ligjore do të vijojë në këtë rrugë, atëherë ajo mund të marrë vendim tjetër përfshirjen në politikë.
Gazetari: Është një pyetje që ju është bërë në vijimësi por meqë ka zhvillime, përgjigja juaj mund të ketë ndryshuar. Flas për deklaratës nëse jeni e gatshme të kandidoni për pozicion në PD nëse është e nevojshme. A po ju nxit procesi ndaj Berishës për të hyrë në politikë.
Argita Malltezi: Nuk ka pasur ndryshimi në atë çfarë kam thënë më parë. Shpresoj që situata në vend të bjerë në hullitë e ligjshmërisë dhe proceset të ndjekin rrugën e tyre ligjore. Do të qëndroj nëse mendoj se është një padrejtësi ndaj të cilës duhet qëndruar. Aktualisht po qëndroj në këtë formë, por më vonë mund të qëndroj duke marrë vendime të tjera drejt politikës.