Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Argita do të marrë drejtimin e PD? Sali Berisha shuan çdo dyshim: Ajo është vajzë e shkolluar, unë nuk e ndaloj dot

Shkruar nga Newsbomb
Argita do të marrë drejtimin e PD? Sali Berisha shuan çdo
Argita Malltezi (Berisha)

Lideri demokrat Sali Berisha, është shprehur mbrëmjen e kësaj të enjte se vajza e tij Argita nëse një ditë do të hyjë në Partinë Demokratike dhe do të aspirojë pozicione të larta, do t'i nënshtrohet procedurave si çdo demokratë tjetër. Nuk do të ketë asnjë privilegj, theksoi ai.

"Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, vajzë e cila ka  që studente në politikë, në grevë urie e shumë të tjera me radhë. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendime vetë. Ajo nuk ka dashur dhe këtë e ka shprehur.

Nëse vajza ime vendos që të hyjë në politikë, kjo nuk do të ndodhë se unë do ia hap dyert, por do të ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë. Ama këtu unë nuk e ndaloj", u shpreh Sali Berisha i ftuar në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun.

Me insistimin e mëtejshëm të gazetarit, lideri demokrat sqaroi se Argita Malltezi (Berisha) është aktive në politikë por asnjëherë nuk ka shprehur ambicien për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por dëshiron të vazhdojë jetën e saj akademike.

"Në fakt nuk ka shprehur se po ta shprehte me mua, ajo do e shprehte dhe me jashtë. Ajo është aktive në politikë, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj", vijoi Sali Berisha.

Argita Malltezi (Berisha) është përfolur shpesh për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, sidomos gjatë vitit të fundit kur babai i saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Jamarbër Malltezi u akuzuan nga SPAK për ish-kompleksin Partizani.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese