Hapësire reklamuese

Politikë

Arben Ahmetaj "rikthehet" me një tjetër intervistë, paralajmëron fakte të reja

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj "rikthehet" me një tjetër intervistë,
Arben Ahmetaj

Ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të shfaqet për herë të tretë në një intervistë televizive, ku paralajmëron publikimin e fakteve dhe dokumenteve të reja.

Intervista do të transmetohet të hënën në televizionin "Syri", sërish me gazetarin Çim Peka. Ahmetaj ka deklaruar më parë se do të zbulojë detaje mbi aferat korruptive të ish-bashkëpunëtorëve të tij politikë në PS.

Në dy intervistat e tij të mëparshme, ai ka folur për akuzat e ngritura ndaj tij nga SPAK, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht. Gjithashtu, ka akuzuar ish-bashkëpunëtorët e tij për përfshirje në afera korruptive dhe ka premtuar se do të publikojë dokumente që mbështesin pretendimet e tij.

Ndërkohë, ai vazhdon të qëndrojë jashtë vendit, ndërsa SPAK e ka shpallur në kërkim, duke e akuzuar për korrupsion dhe fshehje të pasurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese