Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arben Ahmetaj nesër te Çim Peka, Edi Rama e sulmon nga Kongresi i PS: Tigri syshqyer që doli nga vrima

Shkruar nga Newsbomb
Arben Ahmetaj nesër te Çim Peka, Edi Rama e sulmon nga Kongresi i
Në foto: Kryeministri Edi Rama / Arben Ahmetaj dhe Çim Peka

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është “rikthyer” dhe do të flasë sërish nga arratia për emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ditën e hënë.

E ndërsa kudo në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e gazetarit Çim Peka ku shfaqet me Ahmetaj, kryeministri Rama e ka sulmuar nga kongresi i PS.

Di të them një gjë, me siguri. Lufta antikorrupsion me denoncime të përditshme dhe em baltë të përditënatshme që na bëhet nga i ziu dhe i bardh, i gjithë cirku i tyre me klloun dhe arusha që turren të bashkia e Tiranës, si tek torta e pavarësisë dhe Me minj që dalin nga vrima, që dalin si tigra, syshqyer nga presioni që i bën në stomak kackavalli i mykur, apo me qime prapanicash. Të më falë prapanica për shprehjen. Që bëjnë si lajmëtarët e qametit, nuk pi ujë me shqiptarët. Zero.” – tha Rama në Komngresin e PS.

Kjo është intervista e dytë që Ahmetaj bën me gazetarin Çim Peka nga arratia. Më 1 shkurt të po këtij viti ish.zv-kryeministri Arben Ahmetaj doli në intervistë ku bëri përgjegjës kryesorë të aferës së madhe të inceneratorëve, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Ndërkohë, Ahmetaj u prononcua përmes një kamere të fshehtë edhe për emision “Report” të televizionit shtetër italian RAI, ku foli rreth lidhjeve të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed