Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, PD mblidhet sot në protestë para SPAK-ut 

Shkruar nga Newsbomb

Apeli i GJKKO ktheu masën ndaj Berishës, PD mblidhet sot në

Pak pasi Gjykata e Posaçme e Apelit riktheu masën e detyrimit për paraqitje dy herë në muaj në SPAK për kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili është nën hetim për çështjen “Partizani” prej më shumë se një viti, strukturat e partisë  bënë thirrje për një protestë përpara Prokurorisë së Posaçme.

Në mesazhin e shpërndarë për anëtarët dhe strukturat e partisë në Tiranë, bëhet thirrje për mobilizim ditën e hënë, në orën 09:30, për të protestuar kundër asaj që cilësohet si një institucion në shërbim të kryeministrit Rama, i përdorur për të ndjekur politikisht kundërshtarët. Protesta synon të shprehë mbështetje për të drejtat dhe ligjin, duke theksuar mbrojtjen e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Mesazhi i shpërndarë strukturave:

“Të dashur miq!

Ditën e Hënë, në ora 09:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat tona për të protestuar përpara SKAP-it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë. Do të jemi aty në mbështetje të së drejtës, ligjit dhe së vërtetës, që janë në anën e Kryetarit të PDSH-s Prof. Dr. Sali Berisha. Ora 09:30, përpara godinës së SKAP-it. Faleminderit!”.

Në këtë orar pritet që në ambientet e SPAK të paraqitet kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së, i cili e la atë me masën “detyrim paraqitje”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed