Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Apeli i GJKKO e la në detyrim paraqitje, Sali Berisha nuk firmos marrjen në dijeni të rikthimit të masës

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i GJKKO e la në detyrim paraqitje, Sali Berisha nuk firmos marrjen
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ka firmosur marrjen në dijeni për rikthimin e masës “detyrim paraqitje” nga Apeli i GJKKO-së.

Burime për mediat bëjnë me dije se një ditë më parë Policia e Tiranës ka shkuar në banesën e ish-kryeministrit për t’i komunikuar vendimin për rikthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Mirëpo, ai nuk ka pranuar që të firmosë.

Apeli i GJKKO vendosi masën “detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke rrëzuar kështu kërkesën e SPAK që kërkonte masën “arrest shtëpie”.

Berishës i duhet që të paraqitet dy herë në javë në Gjykatë deri në përfundim të gjyqit për aferën e “Partizanit”.

Pas këtij vendimi avokati i Berishës, Gjokutaj në një deklaratë për media tha se ishte i pakuptueshëm vendimi dhe i paarsyetueshëm.

“Gjykata e Apelit e GJKKO vendosi zëvendësimin e masës. Ne jemi të paqartë për këtë vendim. Prokurori kërkonte vetëm që të merrej masa “arrest shtëpie”. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se Gjykata Kushtetuese.

Vijmë prapë në krye të herës te kjo histori. Vendimi nuk është zbardhur. Ky vendim është zgjidhja më e keqe që i është dhënë ndonjëherë, se nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokuroria në mënyrë arbitrare është nisur nga qëllime politike të ditës, duke zhdukur konceptin e “arrestit në shtëpi”. Ky është vendim i çuditshëm, por duhet ta lexojmë këtë vendim”, tha ai ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese