Hapësire reklamuese

Politikë

Apeli i dha vulën, Ambasada e SHBA i pret hovin Berishës: Ne nuk bashkëpunojmë me non gratat

Shkruar nga Newsbomb
Apeli i dha vulën, Ambasada e SHBA i pret hovin Berishës: Ne nuk
FotoMontazh/ Sali Berisha - Ambasada SHBA

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i kalojë vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha, i shpallur non grata nga Amerika.

Ambasada e Amerikës shprehet se nuk kanë ndryshuar qëndrim për individët të shpallur non grata dhe se nuk do të angazhohemi me persona të sanksionuar nga Amerika.

Po ashtu ambasada këshillon edhe faktorët e tjerë politikë në vend që të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me persona të sanksionuar nga SHBA.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese