Hapësire reklamuese

Politikë

Apeli e la në burg, grekët “jehonë” vendimit për Fredi Belerin: S’ do shkojë dot në Strasburg për tu betuar si eurodeputet

Shkruar nga Newsbomb
Apeli e la në burg, grekët “jehonë” vendimit për
Fotoarkiv/ Fredi Beleri

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi këtë të martë vendimin e GJKKO-së për dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Gredi Belerin me dy vite burg.

Vendimi i Apelit ka bërë që mediat greke të “ziejnë”.

“Eurodeputeti i zgjedhur, Fredi Beleri, do të qëndrojë në burg deri në tetor, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shqipëri. Gjykata vendosi të lërë në fuqi dënimin fillestar prej 24 muajsh. Ndaj, Fredi Beleri nuk do të shkojë në Strasburg në korrik për të bërë betimin”, kështu shkruan media greke Protothema.

Apeli e la në burg, grekët “jehonë” vendimit për
Shkrimi i Protothemes

Vendimi këtë të martë, 24 qershor, u shpall nga tre gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimiter Lara dhe Ilirjana Olldashi. 

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila vendosi masën e sigurisë 2 vite burg për Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokalte të vitit të kaluar.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e eurodeputetit grek, Pandeli Kokaveshin, u vendos masa me shërbim prove.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese