Hapësire reklamuese


Politikë

Apartamenti që bleu në Bulevard për 120 mijë euro me para cash, SPAK ridërgon për gjykim Asllan Dogjanin

Shkruar nga Newsbomb
Apartamenti që bleu në Bulevard për 120 mijë euro me para
Deputeti Asllan Dogjani

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjanin. 

Burime për mediat bëjnë me dije se SPAK ka dorëzuar në GJKKO aktet shtesë të kërkuara më herët nga Gjykata  për Dogjanin, lidhur me deklaratën e pasurisë për një apartament me vlerë 120.000 euro.

Dogjani akuzohet nga organi i akuzës për “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë”, lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë, për të cilin ai thotë se e ka e fituar si rezultat i këshillimit juridik.

Më herët, SPAK tha se më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, Asllan Dogjani ka deklaruar se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën me nr.7030 rep. dhe 781 kol. të datës 6 dhjetor 2006, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

SPAK tha se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan se i pandehuri Asllan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartpërmendur, bazuar në kontratën me nr.7030 rep dhe 781 kol, dt.6 Shtator 2006, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë përmes pagesave cash.

Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezultoi se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme.

Pra, SPAK arriti të provojë se Asllan Dogjani nuk e ka përfituar apartamentin në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen kompanisë së ndërtimit “Protial”, por në këmbim të pagesave cash.

Dogjani është thirrur disa herë SPAK, ndërsa vetë ai ka deklaruar para gazetarëve se ka dëshmuar për mosdeklarim pasurie. Në prononcimet e tij për mediat deputeti është shprehur se është nën hetim pasuror nga SPAK, që e akuzon se nuk ka deklaruar shtëpinë 100 metra katror që ka blerë në 2006.

“Kam bërë një kallëzim ndaj ish ndërtuesit që ka ndërtuar pallatin tonën, në vitin 2006 pamë që ai po legalizonte kopshtin publik. Po ai jo vetëm që ka legalizuar kopshtin por edhe ka zaptuar pjesë të tjera dhe ne s’kemi ku të hyjmë në pallat. Kemi bërë ankes dhe kallëzime dhe asnjë reagim, ai vijon që ta mbaj të pushtuar oborrin e pallatit. Ai njeri ka mashtruar shumë njerëz. Ka mashtruar edhe një burrë të vjetër, i ka marr lekë dhe sja jep. Ai më bënë kallëzim mua për shpinë dhe SPAK fillon kallëzimin për mosdeklarimin e pasurisë. Unë jam person nën hetim për shtëpinë", tha deputeti më herët.

Sipas Dogjanit kallëzimi u bë nga ndërtuesi Ilirjan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese