Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Anija me “mbetjet toksike” prej 11 ditësh në det, Shehaj: Gjysma e qeverisë është e përfshirë në këtë skandal!

Shkruar nga Newsbomb
Anija me “mbetjet toksike” prej 11 ditësh në det, Shehaj:
Agron Shehaj

Pas disa seancash në mosbidnej civile të përjashtuar nga Komisioni i etikës, këtë të enjte deputetët demokratë janë rikthyer në Kuvend.

Deputetët e opozitës, ndryshe nga seancat e kaluara, kanë zgjedhur që përmes debatit të diskutojnë mbi temat më me interes të ditëve të fundit.

Anija “Molivia” me 102 kontenierët e dyshuar në bord prej më shumë se 10 ditësh ndodhet në radë, në pritje për t’u ankoruar në portin e Durrësit, ndërkohë që drejtori i BAN, Jim Puckett i kërkon qeverisë shqiptare një proces transparent hetimi dhe një mostër të mbetjeve për analiza të pavarura.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar një vend të sigurt mjedisor dhe garantimin e sigurisë fizike përmes monitorimit 24 orë me kamera të anijes. Por autoriteti portual tha se nuk mund të sigurojë një hapësirë të përshtatshme, pasi mbetjet konsiderohen të rrezikshme dhe kërkojnë kushte të veçanta sigurie.

Për këtë, deputeti Agron Shehaj ka folur në seancën plenare ku ka kërkuar transparencë nga ana e prokurorisë së Durrësit si dhe nga Ministria e Brendshme.

Sipas tij, nuk ka asnjë reagim pasi gjysma e qeverisë Rama është e përfshirë në skandalin e mbetjeve toksike.

“Ka 11 ditë që anija me mbetje toksike ka mbetur në det. Ministri i Brendshëm duhet të sqarojë, duhet t’i japë sqarim qytetarëve të cilët kanë interes se çfarë po ndodh me 102 kontenierët me mbetje toksike.  

Gjysma e qeverisë është e përfshirë në skandalin e trafikimit të mbetjeve toksike. Çfarë po ndodh? Pse nuk po zbatoni urdhërin e prokurorisë. I vetmi njoftim nga Prokuroria e Durrësit ishte ku thoshtë se ju po mendoheni, nuk ka asnjë informacion tjetër. Na informoni crfarë dreqin po bëni?”- u shpreh Shehaj.

Ministri Hoxha ka replikuar ku sqaron se kontenierët do i zbresin shumë shpejt në një hapësirë publike, dhe se po krijohen kushtet për sa i përket kapacitetit dhe sigurisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese