Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Anëtari i bandës së Elbasanit foli me Taulant Ballën”, Berisha bën denoncimin e fortë: I kërkuan Taos arrestimin e Çapjave

Shkruar nga Newsbomb
“Anëtari i bandës së Elbasanit foli me Taulant
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar materiale të reja që, sipas tij, zbulojnë një skandal të madh. Gjatë një deklarate për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha akuzoi Taulant Ballën për urdhërimin e arrestimeve e Çapjave në këmbim të mbështetjes elektorale.

Sipas pretendimeve të Berishës, përgjimet tregojnë një marrëveshje mes grupit të Talo Çelës dhe Ballës, ku ky i fundit ka garantuar burgosjen e kundërshtarëve të tyre në këmbim të votave për zgjedhjet në Elbasan.

Në bazë të materialeve të siguruara nga lideri i PD, ai e cilësoi këtë një shembull të qartë të abuzimit me pushtetin nga ana e Partisë Socialiste dhe një provë e qartë e ndikimit të politikës në drejtësi. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Tani me datën 10.2.2020, target është njëri nga banditët e bandës së Elbasanit, informon me PIN, me telefonin e tij AM5P80, se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord që t’i kërkonin Taos. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Taos i kishin kërkuar arrestimin e kundërshtarëve të tyre. Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që doni në burg?

Pra, do na i siguroni ju votat nëse ne me listë i burgosim ata që kërkoni ju? Përgjigjia ishte: Po, ne e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do shkojnë në burg këtë vit. Tani, komenti tjetër.
Tao është fiks Taulant Balla, është një kriminel që është vetëm njëri nga të shumtat të dhëna që ka në dosjen e vet.

Përgjigja është se ne garantojmë votat në qoftë se ti arreston listën që të kemi dhënë për të arrestuar. Sipas këtij premtimi u arrestuan Çapjat me kërkesë të Çelëve. Kjo është e vërteta. Ata shkuan në burg në mars të vitit 2021, para zgjedhjeve, në mënyrë që Tao të dilte kampion i votave në Elbasan.

Çfarë del nga kjo? Që Tao përcakton tendera, që Tao përcakton vendimet e gjykatave, që Tao merr përsipër me listë arrestimet, dhe në kundërpërgjigje, Tao merr garanci për votat. Ky është vetëm një aspekt i dokumenteve të pafundme që kam unë për organizatën kriminale që unë e quaj Skrapi i partisë.

Tao shëtit nga një vend në një vend tjetër dhe këto janë vetëm njëri aspekt sepse janë të tjera, konkrete për të, po kaq të rënda dhe më të rënda. Avash-avash do keni me radhë, unë jam zotuar se do u faktoj pse e cilësoj Altin Dumanin kreun e një organizate kriminale.

Sepse Altin Dumani i ka këto prej kohësh, por vepron njëlloj si Lubi Balluku dhe Edi Rama, Rama jepte për një hyrje një leje ndërtimi, Lubia që është e pashembullt në Ballkan dhe Europë, ndau 13 kilometra rrugë në 14 kontrata. Këto nuk janë nga Skrapi, janë një burim tjetër. Këto janë nga një qendër e huaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed