Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Anëtarësimi në BE, në dorën e Shqipërisë”, Rama në konferencë me presidentin e KE, Costa: Edi, ju keni këmbë të forta dhe të gjata për të marrë hapa të mëdhenj!

Shkruar nga Newsbomb
“Anëtarësimi në BE, në dorën e
Costa - Rama

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, António Costa, i ardhur në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit politik Europian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Costa është shprehur optimist për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa shton se tashmë është në dorën e Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes së BE-së.

Antonio Kosta ndër të tjera tha se Shqipëria mund të bëhet anëtare dhe përpara vitit 2030, nëse vijon të përmbushë kriteret e Bashkimit Europian me të njëjtin ritëm pune si deri më tani.

Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët që ta kemi në një të ardhme të përbashkët. Është një kënaqëi e madhe për mua pasi pas etërve të BE, kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme dhe tashmë Edi ky ësht momenti sic ka qenë në ’92 për të marrë hapin tjetër. Fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për të marrë hapa të mëdhenj.

Nuk po kërkoj për një magji, por do të shikojmë dita ditës se cfarë po bën Shqipëria. Sapo të kemi përfunduar procesin, në atë moment Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i BE. Pse jo përpara vitit 2030. Nëse Shqipëria vijon me të njëjtin ritëm, është plotësisht e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar përpara vitit 2030.

Kam këtë mesazh të fortë për qytetarët shqiptarë për ty Edi dhe ekipin tuaj, që në muajt në viijm dhe 2 viteve në vijim, un jam i sigurtë që ju do të bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vij sërish pë vizitë,  jam i isgurtë që nuk do të na duhet t’i përgjigjem të njëjtës pyetje”, tha Antonio Costa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese