Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Amnistia Penale, Çuçi: Kemi rënë dakord, të enjten e miratojmë në Kuvend

Shkruar nga Newsbomb
Amnistia Penale, Çuçi: Kemi rënë dakord, të enjten
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Grupit parlamentar të Partisë Socialite ku u shpreh për gazetarët se të enjten janë gati për të miratuar Amnistinë Penale në Kuvend.

“E enjte e madhe, nuk e di se çfarë quani ju të enjte të madhe, por ne do martojmë ligjin për amnistinë. Aministia Penale do ta miratojmë të enjten! Nëse do të bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.” – ka thënë Çuçi.

Ai shtoi se është arritur një dakordësi me propizimet e opozitës dhe të dhënat që kanë.

Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre. Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona."

Kreu i grupit parlamentar të PS, Çuçi tha se pjesa që nuk do preket dhe e konsideroi si “vija e kuqe’ për PS janë gjykimet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen.”

Ligji për Amnistinë Penale ka marrë në parim votat për tu miratuar të enjten në Kuvend. Kujtojmë se për këtë projektligj kërkohen 84 vota, ndaj do të duhen me patjetër votat e opozitës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed