Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Amnistia Penale mori dhe votat e grupit të Bashës, ja dy deputetet që "tradhtuan" kryetarin e PD

Shkruar nga Newsbomb
Amnistia Penale mori dhe votat e grupit të Bashës, ja dy deputetet
Deputetet e PD, Nebijaj dhe Bano

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të enjte, 4 Prill, Amnistinë Penale në një seancë maratonë që ka nisur prej orës 10.00 të mëngjesit. Socialistët morën dhe votat e demokratëve të Rithemelimit, ndërsa grupimi zyrtar i Lulzim Bashës votoi kundër.

Deputetët kanë votuar me shumicë votash amendamentet e propozuara nga Gazment Bardhi dhe kanë rrëzuar ato të paraqitura nga Enkelejd Alibeaj. Në përfundim, me 110 kartona jeshilë është votuar PRO amnistisë, ndërsa ka qenë 1 votë Abstenim dhe 1 Kundër. Kjo e fundit, e deputetit Agron Shehaj.

Ndërkohë, newsbomb.al mëson se amnistia është votuar dhe nga dy deputete që i përkasin Partisë Demokratike zyrtare, grupimi i përfaqësuar nga Lulzim Basha.

Amnistia Penale mori dhe votat e grupit të Bashës, ja dy deputetet
Nebijaj dhe Bano votuan Amnistine Penale

Kanë qenë Ori Nebijaj dhe Eralda Tase Bano që nuk kanë qëndruar në një linjë me kryedemokratin, por kanë ngritur kartonat jeshilë duke bashkuar votat me shumicën. Lulzim Basha është shprehur se amnistia synon të nxjerrë nga qelia zyrtarët e dënuar për korrupsion nga SPAK, ndërsa lë në qeli protestuesit opozitarë.

700 të burgosur do lirohen menjëherë, ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove, gjithashtu.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Megjithatë, për këtë të fundit ka reagime të shumta.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese