Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat, Enkelejd Alibeajt , i cili nga foltorja e Kuvendit akuzoi Partinë Socialiste si dhe kolegët e opozitës për pazare.
Gjatë fjalës së tij ministri i Drejtësisë iu drejtua Alibejat duke e këshilluar që të ulet dhe të lexojë amendamentin për Amnistinë Penale dhe do të kuptojë që nuk do të përfitojë asnjë i dënuar nga GJKKO dhe asnjë zyrtar.
“Dua të përshëndes votimin e sotëm në rendin e ditës një projektligj i cili e kam thënë që në ditën e parë që është në nder të këtij Kuvneid. E dyta zoti Alibeaj mos bëj politikë kur njerëz të dënuar, që edhe nga drejtësia dhe kushtetua iu jep të drejtën që të përfitojnë nga kjo amnisti dhe të shkojnë të bashkohen me familjet, nuk duhet të vazhdoni të bëni politike.
E treta hapni sytë dhe lexoni se jeni dhe jurist. Asnjë i dënuar nga GJKKOnuk përfiton dhe nuk i zbritet vendimi, ky është amendamenti që do të votohet sot. Madje janë futur edhe kërkesat e opzoitës për protestuesit, për protestuesit që kanë protestuar në këtë vend”, tha Manja.