Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ambasadori i BE “zhyt” Metën dhe Veliajn: Mbështesim punën e SPAK, s’kemi standard të dyfishtë

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i BE “zhyt” Metën dhe Veliajn: Mbështesim
Ambasadori i BE

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato është pyetur nga gazetarët në lidhje me sulmet e kreut të PL, Ilir Meta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gonzato tha se SPAK duhet të lejohet që të bëjë punën e saj, teksa tha se kurrë BE nuk ka mbajtur standard të dyfishtë dhe se mbështesin pa lëkundur drejtësinë e re.

Po ashtu ambasadori është pyetur në lidhje me marrjen në pyetja nga SPAK të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai është shprehur se nuk dëshiron të komentojë hetimet, por që pa dyshim mbështesin punën e SPAK.

"Nuk ka standard të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet. Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim SPAK.

Mbështes punën e këtij institucioni. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit", tha Gonzato të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese