Hapësire reklamuese

Politikë

Ambasadori i BE, Gonzato: Reforma në drejtësi po funksionon, duhet të lëmë SPAK të bëjë punën

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadori i BE, Gonzato: Reforma në drejtësi po funksionon, duhet
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka folur mbi arrestimet e bujshme të SPAK. Në një takim të realizuar në Shkodër, Gonzato shprehet optimist, pasi sipas tij duket se Reforma në Drejtësi e 2016 është duke funksionuar më se miri.

Gonzato shprehet se politika duhet të lejojë SPAK që të bëjë punën e tij, në mënyrë që kjo reformë të sigurojë pavarësi të gjyqësorit nga ndikimi politik.

Ne nuk flasim per hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punen e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjten kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik”,- u shpreh ai.

Gjithashtu ambasadori Gonzato shton se duke ditur që problemi kryesor i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian është pikërisht korrupsioni, atëherë ne duhet që të krijojmë mjedisin dhe hapësirën e nevojshme që SPAK dhe strukturat e reja të drejtësisë të veprojnë në mënyrë që korrupsioni të adresohet dhe të evitohet nga radhët e institucioneve shtetërore.

Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, une besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet”,- tha ambasadori.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese