Me debate të ashpra është duke u zhvilluar komisioni hetimor i Shëndetësisë për sterilizimin, ku ka përplasje mes kryetares Albana Vokshi dhe nënkryetarit Plarent Ndreca.
Kryetarja Albana Vokshi ka i ka kërkuar dëshmitarit Gentian Opre të dalë nga salla, por kjo nuk është pranuar nga Ndreca, i cili është shprehur se mbledhja është hapur dhe se dëshmitari ka nisur marrjen në pyetje dhe se nuk mund të dalë jashtë.
Madje Vokshi në tension e sipër ka hedhur disa herë mikrofonat në tokë, duke ndërprerë fjalën e të pranishëve.
Në mbledhje nuk ka munguar edhe ironia, ku deputeti Ilir Metaj ka kërkuar që Vokshi t’i jepej ndihmë.
Pjesë nga debati:
Metaj: Sillini ambulancën këtu, ka nevojë për ndihmë. Të ka ndenjur keq protesta që dështoi.
Vokshi: Keq jeni ndjerë ju. Mos harroni se keni marrë vetëm mesazhin e parë.
Metaj: Akoma nuk jeni mësuar me dështimin. Kjo protesta e fundit ishte agonia e një partie që nuk ka fuqi. Jeni parti e së kaluarës. Ju keni nevojë për ndihëm të thellë, se nuk jeni mirë.