Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Aludimet e Ilir Metës për tradhti brenda partisë, Elona Guri i del në krah Braimllarit: Krenare për punën e tij

Shkruar nga Newsbomb
Aludimet e Ilir Metës për tradhti brenda partisë, Elona Guri i
Ilir Meta dhe Elona Guri

Elona Guri i ka dalë në mbrojtje Endrit Braimllarit, teksa ky i fundit dha dorëheqjen ditën e sotme si nënkryetar i Partisë së Lirisë.

Pas konferencës së Ilir Metës me gazetarët, ujërat duken se janë trazuar në këtë forcë politike me kryetarin që theksoi disa herë "laraska dhe sufllaqexhinj" që punojnë për SPAK duke tradhëtuar partinë e tyre.

Braimllari kishte bërë një postim ku tregonte se kishte vendosur t'i jepte fund pozicionit të tij si kryetar partie. Pikërisht aty, është Elona Guri që e mbështet duke shkruar:

"Jam krenare për rrugëtimin tënd, miku im! Që nga gjimnazist e deri në prind, ti nuk lëvize kurrë prej boshtit të vlerave të tua. Kemi ndarë bashkë sakrificat dhe punën e palodhur për të çuar përpara misionin LSI, që shumë e quanin të pamundur. Jemi kritikuar sepse kemi besuar.

Por, pa tradhëtuar kurrë idealet tona dhe duke qenë model i asaj lëvizje pozitive që përfaqësonte partia jonë, LSI në këto 20 vite për të gjithë ata mijëra burra, gra e të rinj në të gjithë Shqipërinë", përfundon ajo.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë në Partinë e Lirisë me kryetarin Ilir Meta që ka paralajmëruar "furtunë" duke dyshuar për tradhti nga bashkëpunëtorët më të afërt.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese