Hapësire reklamuese

Politikë

Altin Dumani zbulon çfarë po ndodh me hetimet për Erion Veliajn

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani zbulon çfarë po ndodh me hetimet për Erion Veliajn
Altin Dumani-Erion Veliaj

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani gjatë takimit me gazetarët është ndalur edhe te ajo çfarë është duke ndodhur ne kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Sipas asaj që Dumani ka thënë mësohet se çështja ndaj të parit të Tiranës është në fazën e hetimit paraprak dhe refuzoi të japë më tepër detaje.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjet për kërkimin e provës”, tha Dumani.

Kujtojmë se ditë më parë Prokuroria e Posaçme kërkoi leje nga GJKKO-ja për kontrollin e një apartamenti që pretendohet se është përdorur nga bashkëshortja e Erjon Veliajt, Ajola Xoxa.

Kanë qenë prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado që kërkuan leje të posaçme nga togat e zezë për të ushtruar kontroll në apartamentin 11/4 te kulla “Sky Tower” në kryeqytet. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi pranimin e kërkesës duke e vlerësuar si të ligjshëm nga kryeprokurori dhe homologu i vet.

Në vendimin e shkurtuar është parashikuar edhe qëllimi si “zbulimi, administrimi dhe sekuestrimi i provave që kanë lidhje me veprën penale, duke përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, duke specifikuar dhe lloje e tyre.

Sakaq, kujtojmë se mëngjesin e 6 dhjetorit agjentët e BKH-së zbarkuan te banesa e Veliajt në Tiranë, te studioja “Harabel” e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxës si dhe te banesa e vëllait të kryebashkiakut të Tiranës. Ata sekuestruan dokumenta, telefonin e Xoxës.

Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije ditë më parë se  Erion Veliaj po hetohet për konsumimin e 4 veprave penale, për “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të-personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim.”

Sipas asaj që SPAK njoftoi ky hetim ndaj Erion Veliajt erdhi pas një kallëzimi të bërë nga shtetasi Nesti Angoni, emrin e këtij të fundit e bëri publik vetë kryebashkiaku pasditen e së enjtes gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese