Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Altin Dumani u përgjigjet akuzave të Ilir Metës për takimet e supozuara me McGonigal

Shkruar nga Newsbomb
Altin Dumani u përgjigjet akuzave të Ilir Metës për takimet
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti, Ilir Meta ka sulmuar mbrëmjen e djeshme në një dalje televizive kreun e SPAK. Sipas tij, Altin Dumani u ishte betuar diplomatëve amerikanë se do të merrej veçanërisht me Ilir Metën.

"SPAK-u tarallaku nuk e sekuestron dot Partine e Lirise! Altin Dumani eshte nje frikacak qe duhet te jape doreheqjen per deklaraten idiote qe beri "afermendsh gjykatat vendosin siç kerkon SPAK". Altin Dumani eshte nje mbrojtes i pandeshkueshmerise se Edi Rames", ka vijuar më tej Meta në "Opinion".

Mirëpo, sot këtyre akuzave u është përgjigjur vetë kryeprokurori Altin Dumani. Në përgjigje të interesit të medias "CNA", ai ka thënë përmes zyrës së shtypit se as nuk e ka takuar dhe as e ka njohur ish-shefin e FBI, McGonigal para se ai të përmendej nga mediat.

"Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucionin që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare", është shprehur Altin Dumani.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese