Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dumani tentoi të bënte "pentito" Kastriot Ismailaj? Meta: Ju lut në Burgun e Fierit të dëshmonte kundër meje!

Shkruar nga Newsbomb
Dumani tentoi të bënte "pentito" Kastriot Ismailaj? Meta: Ju
Kastriot Ismailaj, Ilir Meta dhe Altin Dumani

Ilir Meta ka treguar për herë të parë këtë të martë se kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka shkuar disa herë në Burgun e Fierit për të kthyer në një të penduar të drejtësisë Kastriot Ismailaj, biznesmenin e përfshire në skandalin CEZ-DIA që trazoi politikën për vite me radhë.

"Pse ça prisni ju që të thotë kushëriri i Nuredinit që ka vajtur në Fier disa herë, tek zoti Kastriot Ismailaj i dënuar në atë kohë, duke ju lutur që të bënte dëshmi kundër Ilir Metës, President, pse Ilir Meta mbronte Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ai të dilte nga burgu edhe ky që nisi procedimin kundër Ilir Metës në Dhjetor 2019 në kulmin e betejës për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese nga uzurpimi i një bande mafioze.

Ky nisi procedimin mbi bazën e një delinkuenti i cili është dënuar nga gjykatat për dhunë në familje. Ky që thërret për dëshmitar gjoja të ri, një Elvis Mata i cili e ka vendin në burg, sepse me atë kompaninë ÇEZ/DIA ka qenë njeriu kryesor që ka vjedhur e ka shkelur ligjet", u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë në një konferencë për mediat.

Kastriot Ismailaj, pronar i kompanisë DIA, rezultoi i përfshirë në atë që konsiderohet si rasti më i madh i korrupsionit dhe mashtrimit në historinë e Shqipërisë. Ai u arrestua në maj të vitit 2015 dhe u shpall fajtor në vitin 2017. Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 11 vite burg, për akuzat “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentet arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Në Shtator 2023, Autoritetet e Burgut të Fierit pasi plotësuan të gjithë dokumentacionin dhe verifikuan afatet e dënimit, vendosën të lirojnë nga burgu biznesmenin Kastriot Ismailaj.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij Ilir Meta tha se  prokurorëve të SPAK me në krye Altin Dumanin "nuk ua mban" nga Edi Rama sepse janë "kapterra" të tij.

"Nuk ua mban nga Edi Rama. Janë kapterra të Edi Ramës ata, që bëjnë sikur po luftojnë pandëshkueshmërinë. Ata as atë të AKSHIT nuk e arrestuan. Por vajtën u morën me dy kolegët tuaj, sekuestruan kompjuterat e tyre. Pse ça prisni ju, të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigal?! Afërmendësh që askush nuk e pret këtë", përmbylli ai.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese