Kreu i Prokurorisë së Posacme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Prokuroren e Përgjithshme të Holandës, Znj. Sue Preenen, e cila ndodhej në Shqipëri së bashku me ekipin e saj për një vizitë zyrtare në SPAK.
Takimi u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të forcuar përpjekjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë bisedës, Dumani theksoi progresin e arritur deri tani, që ka ndihmuar në ndërtimin e një baze të qëndrushme për hetimet e përbashkëta mes dy vendeve.
Ai vlerësoi arritjet e bashkëpunimit si një hap të rëndësishëm drejt përballjes me krimin ndërkombëtar. Nga ana e saj, Preenen shprehu admirimin për rezultatet pozitive të SPAK-ut, duke theksuar efektivitetin e institucionit që prej krijimit të tij. Në diskutime u përfshinë edge sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për të përmirësuar shkëmbimin e shpejtë të informacioneve, për të mbështetur skuadrat hetimore të përbashkëta në sekuestrimin e pasurive të paligjshme.