Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alimehmeti: Më shkuan 18 mijë vota dëm, ky sistem elektoral duhet hedhur në kosh

Shkruar nga Newsbomb
Alimehmeti: Më shkuan 18 mijë vota dëm, ky sistem elektoral duhet
Ilir Alimehmeti

Ilir Alimehmeti i cili nuk arriti t'ia dalë në zgjedhjet e 11 majit, u shpreh se sistemi zgjedhor që kemi është hibrid dhe duhet të hidhet në kosh. Alimehmeti e quajti garën të pabarabartë ndërsa theksoi se sistemi elektoral nuk reflekton votën që ke marrë.

Ilir Alimehmeti i cili garoi në listën e hapur të Partisë Demokratike në Tiranë, theksoi se programi i Aleancës për Shqipërinë Madhështore ishte mmë i mirë se i Partisë Socialiste.

"Gara e pabarabartë që në fillim. Së pari, nëse “m’i thyen këmbët që në fillim”, nisem në disavantazh. Së dyti, ku ndryshojmë ne me PS-në? Kishim programin më të mirë që PD kishte bërë ndonjëherë. Së treti, nëse zgjedhjet nuk shprehen vullnetin e popullit, shqiptarët ikin dhe ky është fakt.

Personalisht në 18 mijë vota kam dhënë pjesën e mjaftueshme të kontributin tim. Sipas mundësive, PD më ka ndihmuar. Kam pasur edhe vëzhguesit e mi. I falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan. Por nuk jam unë që të bëj analizën në rang kombëtar, sepse unë isha vetëm në Tiranë dhe thjesht një kandidat në listë të hapur, nuk jam as në kryesi të PD-së.

Është një sistem elektoral hibrid, që nuk di çfarë emri t’i vë, që nuk reflekton votën që ke marrë. Mund të ishte bërë më mirë. Ky sistem problemin më të madh ka garën e vërtetë, që nuk ishte mes partive. Do hedhur në momentin më të parë të mundshëm në kosh, nuk na ndihmon, nuk mund të zhvendoset gara mes listës të së njëjtës forcë. Kam qenë haptas për listat e hapura. Jam me parimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

Kur shkon në terren, të pyesin a je kandidat i zonës, sepse ende mendojnë te mazhoritari. Diskutojmë në parim, ky sistem na largon nga zgjedhësit dhe pastaj njerëzit nuk votojnë fare. Sistemi hibrid nuk është i mirë, me dhjetëra mijëra vota merr pak deputetë një parti, një tjetër merr më shumë."-tha Alimehmeti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese