Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj me mendjen e ndarë, dorëzon në Kuvend kërkesën për të dalë nga Grupi Parlamentar i PD

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj me mendjen e ndarë, dorëzon në Kuvend kërkesën
Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj ka depozituar në Kuvend kërkesën për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Pak ditë më parë deputeti lajmëroi se nuk do të jetë pjesë e PD, pasi Gjykata e Apelit i dha vulën Sali Berishës. Nga ana tjetër, aleati i tij, Basha ka shpallur një emër të ri për grupimin e tij e cila quhet ‘Demokratët Euroatlantikë’.

Alibeaj është një nga kritikët më të fortë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe teksa komentonte vendimin e gjykatës ai ritheksoi se politika shqiptare ka nevojë për figura të reja, mirëpo pas vendimit të Gjykatës ku vula kaloi në duart e Berishës, ai njoftoi se largohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pasi nuk beson në premtimet e ish-kryeministrit. 

Sipas deputetit nëse kushti për të qenë "demokrat" është që të jesh "berishist" dhe me Sali Berishën, atëhere ai refuzon të jetë pjesë e kësaj force politike ku prej vitesh ka kontribouar. 

“Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, shkruan Alibeaj ndër të tjera.

Alibeaj me mendjen e ndarë, dorëzon në Kuvend kërkesën

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese