Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj i "mbyll derën" Berishës: Kurrë marrëveshje me të pas zgjedhjeve të 11 Majit

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj i "mbyll derën" Berishës: Kurrë
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj i cili garon në zgjedhjet e 11 Majit me koalicionin "Djathtas për Zhvillim" i ka "mbyllur derën" Sali Berishës duke thënë se nuk do të bëjë asnjë marrëveshje me të pas zgjedhjeve.

Ai theksoi se Djathtas 1912 nuk do të bashkëpunojë asnjëherë me persona, të cilët janë kundër drejtësisë dhe kanë minuar raportet me aleatët perëndimorë të vendit.

“Arsye se përse jo bashkëpunim me Sali Berishën, është mesë e qartë: Emrat të cilët ata që kanë kontribuar në luftën kundër SPAK dhe kanë prishur raportet, të gjithë ata që janë të futur non grata, për ne nuk kanë asnjë punë. Pas zgjedhjeve, nëse shqiptarët do të na besojnë dhe mandatojnë, nuk do ketë asnjë marrëveshje me PS dhe Edi Ramën, nuk do ketë asnjë marrëveshje me personazhin politik Sali Berisha.”-tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese