Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj flet për SPAK-un dhe votën e diasporës: Duan të rrënojnë reformën zgjedhore, Rama në Athinë mblodhi patronazhistët

Shkruar nga Newsbomb
Alibeaj flet për SPAK-un dhe votën e diasporës: Duan të
Enkelejd Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një prononcim për mediat ritheksoi qëndrimin e forcës politike ku ai bën pjesë sa i përket punës së SPAK. Demokrati tha se PD zyrtare mbështet punën e Prokurorisë duke theksuar se falë tyre drejtorët e Bashkisë së Tiranës ndodhen prapa hekurave.

Gjithashtu, Alibeaj foli edhe për votat e diasporës. Ai bëri me dije se një kallëzim është bërë nga Partia Demokratike në mënyrë që mazhoranca të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e detyron qeverinë të mundësojë votën e diasporës.

“Një nga çështjet më të rëndësishme janë propozimet tona për reformën zgjedhore. Ka kaq kohë që nga çështjet më kryesore si vota e diasporës, mbahen në sirtarët e këtij parlamenti me idenë që me kalimin e ditëve të bëhen më të pamundura zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kemi depozituar një kallëzim penal për të detyruar këtë parlament për të zbatuar votën e diasporës. Është parlament privat që miraton ligje korruptive”, tha Alibeaj, teksa në vijim shkurtimisht komentoi edhe tubimin e mbajtur nga kreu i qeverisë shqiptare në Athinë.

“Grupi i dialogut ka patur vetëm një fryt të rrënojë reformën zgjedhore, votën e diasporës, listën e hapur. Prej muajsh dergjen në sirtarët e Nikollës. Grumbulloi vetëm njerëzit e vet me patronazhistët e vet”, tha Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese