Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Alibeaj debat me Nikollën në Kuvend: Nuk mund ta konsideroni parlamentin si pronën tuaj

Shkruar nga Newsbomb

Alibeaj debat me Nikollën në Kuvend: Nuk mund ta konsideroni

Deputeti i PD-s, Enkelejd Alibeaj ka debatuar me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla gjatë seancës së sotme plenare. Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Nikolla që të informojë deputetët në lidhje me depozitimin e projektligjit të dorëzuar nga grupi i Partisë Demokratike për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

“Kërkoj njoftimin se nga PD është depozituar projektligji ligji për ndryshime në Kodin Zgjedhor. E di që keni vendosur të mos merrni asnjë veprim. Ju keni detyrimin ta njoftoni depozitimin e projektligjit, që nuk e keni bërë”,- tha deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha nga ana tjetër se Kuvendi ishte njoftuar mbi vendimin e lartpërmendur.

“Kuvendi është njoftuar”,- tha kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Alibeaj e akuzoi Nikollën se edhe vendimi për të marrë dhe anuluar vendime pa i diskutuar me deputetët e paralmentit, tregon se po e përdor parlamentin si pronë.

“Mesa shoh po e konsideroni parlamentin si pronë tuajën. Qëparë thatë që anuloni vendime, a kemi informacion për cilat akte bëhet fjalë? Me çfarë propozimi është bërë. Nuk mund të përdorni karriken për të caktuar qëndrimet politike të një grupi”,- tha Alibeaj gjatë fjalës së tij në seancën plenare.

Ndërsa ironizoi se Nikolla po tentonte që të merrte vendime edhe në emër të grupit të PD, gjë që nuk ishte e nevojshme sipas tij.

“Për cilët deputetë keni vendosur t’i fusni në grupin e PD? Ende nuk e keni ndarë nga kush kryesohet grupi i PD, bëjeni, është minimumi i transparencës. Nëse bëhet fjalë për largime nga grupi të ndërmarra nga PD ka edhe një qëndrim politik ndaj tyre. Nuk mund të merrni përsipër të kuroni qendrimet politike të PD”,- tha Alibeaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese