
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se pranon rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit ndërsa ka theksuar se Sali Berisha i shiti parlamentaret tek Edi Rama.
Enkelejd Alibeaj u shpreh se Sali Berisha ka qenë i dorëzuar para Edi Ramës ndërsa thekson se kreu i PD lufton vetëm për interesa personale.
Sakaq, Enkelejd Alibeaj u shpreh se Sali Berisha është i lumtur pasi ka arritur qëllimin e tij për të pasur pushtet në parti sipas pazarit që bëri.
“Nuk ka për të ndodhur për shumë arsye largimi i Berishës apo dorëheqja e tij. Berisha ka qenë i qartë në pozicionin e vet, i paaftë dhe i dorëzuar para Ramës, u detyrua të bënte një pakt me të.
E para ta konsideronte partner dhe kjo erdhi në vijim me kodin zgjedhor, marrëveshjet dhe luftën ndaj SPAK, e Berisha i dha Kodin dhe fitoren e zgjedhjeve me 83 mandate.
PS ka marrë 53% vota dhe 83 mandate, pra ka 9 mandate më tepër të dhuruara nga Berisha. Nga ana tjetër Berisha vetë nuk doli keq, ai donte vetëm interesin personal, partinë dhe atë e ka.
E ka me një numër të madh deputetësh, 50 nuk janë pak, madje ka marrë më shumë mandate nga përqindja që ka marrë. Ai është i lumtur sepse qëllimi i tij nuk ishte të vinte në pushtet, apo të fitonte.
Ai donte pushtetin e partisë dhe e ka, sipas pazarit që bëri. Dhe ja ku doli, 170 mijë shqiptarë nuk votuan opozitën por partitë e reja, nga ana tjetër 20 mijë votues janë më pak dhe nuk shkuan. Prodhuan këtë rezultat. Më 2021 vetëm 30 mijë vota e ndanë.”-tha Alibeaj.