
Kryebashkiaku i Devolli, Eduard Duro është paraqitur sërish mëngjesin e kësaj të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do mbahet seanca paraprake.
Duro është marrë i pandehur në lidhje me akuzën për “Shpërdorim detyre”, ndërsa dyshohet se ka licensuar një karburant që ishte pa leje. Këtë të enjte ai është paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e ti.
Kujtojmë se më 7 dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim kryebashkiakun e Devollit si dhe për katër persona të tjerë të cilësuar si të pandehur.
Kryetari i bashkisë së Devollit akuzohet për shkelje në dhënien e lejes për stacionin e shitjes së karburantit, si dhe katër personat e tjerë që kanë qenë në varësinë e tij, pra shpërdorim detyre. Ata janë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Vojsava Bregu dhe Gazmend Mali të dyshuar që kanë konsumuar të njëjtën vepër penale.
Janë togat e zeza të Gjykatës së Posaçme që do të vendosin në peshoren e drejtësisë të gjithë pretendimet, si të SPAK, ashtu edhe të Eduart Duros që për mediat është shprehur se është i pafajshëm.