Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet Bardhit: Shko pyet Saliun, ai e di kush është

Shkruar nga Newsbomb
Akuzat ndaj Olsi Ramës për Xibrakën, Balla i përgjigjet
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit ka reaguar pas akuzave të ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, sa i përket përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramës, në bandën e ashtuquajtur të “Xibrakës”.

Gjatë fjalës së tij,Balla u rikthye pas në vite duke i rikujtuar edhe njëherë kolegëve deputetë se pas megaoperacionit të zhvilluar nga Policia e Shtetit në 13 janar 2015, ku dhe u zbulua laboratori i kokainës në Xibrakë, ish-kryeministri Sali Berisha lëshoi urdhër brenda partisë së tij që një nga deputetët të dilte dhe të hidhte akuza në drejtim të Ballës dhe Partisë Socialiste.

Ministri i tha Bardhit që të shkojë të pyesë Sali Berishën poshtë ballkonit se kush është 45-vjeçari brun në dosjen e “Xibrakës”, pasi sipas Ballës ish kryeministri e di qartë se ai person nuk është Olsi Rama, madje "njeriu misterioz" është i lidhur me një deputet të Partisë Demokratike.

Ndër të tjera, ministri Balla ngriti dhe një pyetje se kush po paguan opozitën të cilët janë duke rikthyer pas 9 vitesh një çështje e cila është hetuar më herët.

"Unë e di mirë si çdo qytetar i vendit se rikthimi në diskursin politik parafolësit apo të ndonjë folësi tjetër të foltores tashmë, të një çështje që e kemi stërdebatuar me njëri-tjetrin që nga janari i vitit 2015 dhe këtu më lejoni ta çtensionoj pak debatin. Në 13 janar 2015 policia e shtetit në bashkëveprim me prokurorinë e krimeve të rënda po organizonte një operacion në Xibrakë ku sipas asaj që është bërë publike është zbuluar edhe një laborator i përpunimit të kokainës.

Atë ditë, pasdite në partinë e PD njëri prej folësve të PD asoj kohe u thirr me urgjencë me urdhër të pronarit, pronari i pandryshuar të dilte konferencë për shtyp dhe të deklaronte se fabrika e Xibrakës ishte e Ballës dhe deputeti i shkruan doktor Berishës, ka një problem Xibraka është në Elbasan nuk ka problem i thotë doktori duhet të dalësh dhe një nga qeveria e Ramës ta fajësojmë.

Ky diskutim vazhdon për disa minuta dhe pastaj del PD dhe akuzon Edi Ramën, Taulant Ballën, Olsi Ramën edhe kushdo që doli para. Tani, jo ju që keni mbetur këtu, ata që kanë qenë këtu e dinë shumë mirë kush është ai bruni 45 vjeçar e ska asnjë lidhje as me Ramën as me PS. Shko pyet Saliun, shko poshtë ballkoni dhe pyet Saliun “ Sali kush është ai”. Saliu e di se e ka thënë këtu, është një i lidhur me një deputet të partisë tënde. Ti ke një problem shumë të madh, nuk u bëre njëherë drejtues i grupit parlamentar.

Prandaj, këtë gjë e dini. Dhe u kthyet ju pas 9 vite te kjo fabul. Ju e dini shumë mirë që sështë Olsi Rama, është hetuar për këtë gjë. Pyetja është kush po ju paguan ju që ta riktheni këtë çështje. Deri në këtë fazë fola si një dëshmitar. Tani si ministër i brendshëm më takon të hetoj që si ka mundësi që politika e këtij krahu nuk ka vendosur ende mend të shpërdorohet nga interesa ekonomike, financiare dhe të vijë këtu të artikuloje për gjëra që janë të qarta dhe të hetuara. Sa thatë ju, e nise fjalën tënde me një vlerësim apo një besim që lidhet me punën e SPAK. Atëherë meqenëse ju keni besim, pse nuk keni besim që ta hetojë edhe këtë çështje SPAK, duro. Unë të them për mua kreu i GP edhe për shkak se e kam bërë edhe vetë këtë detyrë është shumë e rëndësishme, bëj kallëzim, shko bëj kallëzim, mos bëj njoftim, informim. Ti e di fare mirë që për kallëzim të rremë bën burg. Unë të thashë shko në orën 6 dhe pyet Saliun “Sali kush është ai?”, tha Balla

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese