Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Akuza e fortë e Sali Berishës: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Akuza e fortë e Sali Berishës: Banda Bajri është autorizuar
Sali Berisha

Teksa kanë kaluar 10 ditë nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuzën e fortë duke thënë se “banda Bajri” është autorizuar që të pastrojë terrenin për zgjedhjet e 2025-ës.

Në një deklaratë për mediat ai tha se që ditën e parë të kësaj ngjarje iu drejtua shqiptarëve duke thënë se “ishte një masakër  me licencë qeveritare të Edi Ramës”.

Sipas ish-kryeministrit “banda Bajri” është autorizuar nga kreu i qeverisë që të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Edi Ramën.

“Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin”, tha ai.

FJALA E BERISHËS

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërt gazetareve dhe gazetarëve të pranishëm në sallë që ndjekin këtë konferencë shtypi, qytetarëve kudo që ndodhen.

Kaluan 10 ditë nga masakra e Shkodrës, në të cilën 4 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan në rrugët kryesore të qytetit në mesditë dhe gjer sot nuk ekziston asnjë pistë për hetimin e kësaj ngjarje, për shkakun e vetëm se pista e vetme është pista shtetërore.

Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror.

Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin.

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese