Hapësire reklamuese


Politikë

"Ai ka kokë më vete, nuk bindet", Majko rrëfen vështirësitë e fushatës dhe bisedat me Edi Ramën për listat: E pamundur të ishim kundër kryetarit

Shkruar nga Newsbomb
"Ai ka kokë më vete, nuk bindet", Majko rrëfen
Pandeli Majko ne fushate per zgjedhjet e 11 Majit

Deputeti socialist Pandeli Majko e konsideron të vështirë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas tij, socialistët jo vetëm që duhet të bëjnë fushatë dhe takime të personalizuara, por duhet të përballen dhe me pakënaqësitë e qytetarëve pas 12 vitesh qeverisje.

"Padiskutim e vështirë. Bile në disa raste dhe në kufijtë e fjalës shumë të vështirë. Esencialisht jo sepse ndjej vështirësi me kundërshtarin, por sepse shpesh duhet të kërkojë mirëkuptimin e votuesve të majtë për faktin e thjeshtë që rrjedhë nga sistemi.

Ne duhet të bëjmë një fushatë të personalizuar, sepse çdo votues duhet të marrë një fletëpalosje dhe të telefonohet të paktën nga 5 kandidatë", u shpreh Majko gjatë një interviste në Neës 24.

Ola Bruko e pyeti politikanin e lartë socialist nëse ishte ai që e kishte bindur Edi Ramën të garonte në listë të mbyllur, përkundër dëshirës që kishte që të ishte në listë të hapur. Me tepër sinqeritet, Pandeli Majko tha se nuk hynë tek njerëzit që mund të bindë Ramën.

"Jo jo nuk hyj te njerëzit që e bind atë sepse ai ka kokë më vete. Qëndrimi i tij në listë të hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë, por ne, sidomos për mua, unë e kisha të pamundur të bëja fushatë kundër kreut të familjes sime politike. Kjo ishte kusht i panegociueshëm", u shpreh ai.

"I bie që ju tani po bëni fushatë kundër kolegëve të PS?", shtoi moderatorja Ola Bruko.

Pandeli Majko: Nuk kam shumë kohë në disponim për t'u marrë me luftën brenda llojit. Për momentin ajo që më shqetëson dhe është arsyeja përse kam marr pjesë në këtë fushatë, është e para momenti shumë delikat në të cilin po kalojmë. Jemi në fushatë pas 12 vitesh dhe një pjesë e njerëzve kanë dhe pakënaqësi në 12 vjet qeverisje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese