Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Ai është një morr", ministri shpërthen ndaj shefit që sulmonte drejtorët e Policisë me lajme të rreme

Shkruar nga Newsbomb
"Ai është një morr", ministri shpërthen ndaj
Shefi Kushtrim Selimi dhe ministri Taulant Balla

Një morr dhe jo shef policie e ka quajtur ministri Taulant Balla, shtetasin në kërkim Kushtrim Selimi. Ky i fundit ishte me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe financonte një portal për të sulmuar drejtorët e Policisë së Shtetit me lajme të rreme.

Ministri i Brendshëm është shprehur në studion e emisionit "Opinion", se ky zyrtar i lartë i AMP-së ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim sa i takon shkeljeve të tjera në detyrë dhe nëse nuk do të ndodhte tani, rruga drejt shkarkimit ishte pa kthim.

"Unë mendoj se kur ka disa gjëra të mira duhet t’i themi. Biem të gjithë dakord. E para është se ky personi është në kërkim sot dhe ky është lajm i mirë. Kjo është maja e ajsbergut e diçkaje që ne do të duhet të hapim një diskutim pa prekur gazetarët, fjalën e lirë.

Kur kam qenë kryetar grupi kam iniciuar një projektligj që nuk u miratua sa i përket luftës ndaj lajmit të rremë dhe përgjegjësisë që duhet të mbajë çdo person. Ky personi që po flisni ka qenë në procedim disiplinor për shkarkim. Dhe sikur mos të kishte ndodhur kjo, ky do të shkarkohej për shkelje të tjera. Ky shefi jot i madh, se nuk është i madh. Është një morr aty", u shpreh Taulant Balla.

Kushtrim Selimi, 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është shpallur në kërkim pasi rezulton se financonte një portal për të shkruar lajme të rreme për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët ishin dhe shefat e tij.

Në bashkëpunim me shtetasen Regina Omeri (Zeqiri), 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës dhe gazetarin Ervis Hasanaga, ai kishte hapur portalin "Shqipnews.info" dhe sulmonte drejtorët e Policisë së Shtetit.

Siç thuhet dhe në dosjen e plotë, gazetari Ervis Hasanaga paguhej 600 euro në muaj nga shefi Kushtrim Selimi, i cili i dërgonte lajme me informacione të rreme për drejtorët e tij përmes koleges Regina Omeri.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese