Deklarata para mediave e Kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj:
Ky është mashtrimi i Ramës për pensionistët.
Kur i llogariti, pensionet i ktheu në euro dhe e bëri rritjen me rreth 80% në 10 vjet.
Por si qëndron e vërteta? E vërteta është qëpensioni mesatar në 2013 ishte 14500 lekë. Në2023, pensioni mesatar është 18300 lekë dherritja është me 26%. Praktikisht i bie 382 lekë në vit më shumë.
Dhe 26% e bëri 83% duke mashtruarpensionistët, që qartësisht mbase nuk kuptojnënga ekonomia, por e dinë sesa lek kanë në xhep.
Me një mashtrim para të gjthëve, në prime time, e bëri 26%-in në 83%. Si e bëri? Para se të bëntekrahasimin, i ktheu njëherë në euro dhe meqëleku është përforcuar në këto vite, i rriti gjasmepensionet me 83%.
Kjo është një tallje! Një tallje e bërë haptas, përtë cilën nuk flet askush në fakt. Është e pafalshme që një kryeministër që është aty përtë rritur pensionet, për të përmirësuar jetën e qytetarëve, del dhe mashtron thjesht me një hile duke i përllogaritur jo në lekë, por në euro.
Pensionet e qytetarëve shqiptarë mesatarishtjanë rritur me vetëm 382 lekë të reja në vit.
Praktikisht, po të llogarisim edhe inflacionin qënë këto 10 vjet ka qenë pothuajse 30%, pensionet e shqiptarëve jo vetëm që nuk janërritur por janë ulur. Dhe këtë fakt, Rama e ka transformuar me këtë hilen e vogël duke thënëqë gjasme pensionet kanë kaluar nga 101 në 183.