Hapësire reklamuese

Politikë

Agron Shehaj me tone të ashpra në Kuvend: Pal Trashaj vrau veten për 750 euro, përgjegjës Gent Sejko që s’ka ndaluar MCA-në

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj me tone të ashpra në Kuvend: Pal Trashaj vrau veten
Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj ka sjellë në vëmendje të Kuvendit ngjarjen tragjike të ndodhur dy ditë më parë, ku Pal Trashaj i cili ra “pre” e mashtrimit nga mikroreditë ndërmori aktin ekstrem të vetëflijimit.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj u shpreh se përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë është Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja si dhe çdo deputet në atë Parlament të cilët nuk parandaluan veprimet kriminale të MCA-së.

“Kush është përgjegjës për vdekjen e tij? Të gjithë. Është përgjegjës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili prej vitesh është në dijeni të skemës së mashtrimit të MCA dhe i ka lejuar ata. Është përgjegjës ministri i Drejtësisë që nuk parandaloi veprimet kriminale të përmbaruesve, është përgjegjës drejtësia që nuk veproi për ta ndaluar në kohë këtë aktivitet kriminal që ushtrohet prej kohësh, është përgjegjës dhe ky parlament dhe qeveri që janë zgjedhur për të mbajtur anën e qytetarëve”, tha Shehaj, teksa më tej vijoi duke thënë se Gent Sejko është marrë në mbrotje nga anëtarët e Komisionit të Ekonomisë, të cilët në vend t’ i kërkonin llogari lidhur me skemën e mashtrimit të mikrokredive pre e së cilës kanë rënë qindra e mijëra qytetarë, mbajtën anën e “pengmarrësve”.

“Para tre javësh Guvernatori i BSH që ka lejuar dhe nuk ka ndaluar këtë skemë mashtrimi që ka mashtruar qindra e mijëra shqiptarë u mor në mbrojtje nga komisioni i ekonomisë, nga kryetari dhe pjesa më e madhe e anëtarëve, të cilët në vend që t’ i kërkonin llogari e morën në mbrojtje mbajtën anën e atyre që po mashtronin qytetarët nuk mbajtën anën e qytetarëve”, tha deputeti ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Agron Shehajt:

Para dy ditësh një qytetar i dëshpëruar vrau veten sepse ishte marrë peng për një detyruar prej 76 mijë lek, 750 euro. Pal Trashaj babai i dy fëmijëve kishte marrë një kredi në 2008 dhe për një detyrim të pashlyer ai dhe familja kishin mbi 10 vjet që ishin marrë peng, persekutoheshin dhe ndiqeshin nga MCA dhe përmbaruesit. Pardje Pal Trashaj u dorëzua përballë padrejtësisë, krimit dhe pengmarrësve të tij.

Në shenjë proteste kreu një veprim ekstrem, i dha fund jetës për 750 euro. Jo se nuk donte të jetonte më, jo se nuk donte të rrinte me fëmijët dhe familjen e tij por ishte thjesht i dhëshpëruar dhe i pafuqishëm. Shteti në vend që të ishte me atë ishte me pengmarrësit e tij, të gjithë ishin me pengmarrësit e tij. Edhe ky Kuvend ishte me pengmarrësit.  Kush është përgjegjës për vdekjen e tij? Të gjithë. Është përgjegjës Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i cili prej vitesh është në dijeni të skemës së mashtrimit të MCA dhe i ka lejuar ata. Është përgjegjës ministri i Drejtësisë që nuk parandaloi veprimet kriminale të përmbaruesve, është përgjegjës drejtësia që nuk veproi për ta ndaluar në kohë këtë aktivitet kriminal që ushtrohet prej kohësh, është përgjegjës dhe ky parlament dhe qeveri që janë zgjedhur për të mbajtur anën e qytetarëve.

 Pal Trashaj ka votuar për njërin prej deputeteve që është ulur sot në këtë sallë, ka votuar për një nga ne. Çfarë bëri, çfarë benë ata që u votuan nga ai? Asgjë. Para tre javësh Guvernatori i BSH që ka lejuar dhe nuk ka ndaluar këtë skemë mashtrimi që ka mashtruar qindra e mijëra shqiptarë u mor në mbrojtje nga komisioni i ekonomisë, nga kryetari dhe pjesa më e madhe e anëtarëve, të cilët në vend që t’ i kërkonin llogari e morën në mbrojtje mbajtën anën e atyre që po mashtronin qytetarët nuk mbajtën anën e qytetarëve.

Jo vetëm që nuk i kërkuan llogari, por relativizuan dhe çështjen e mohuan dhe justifikuan. Përfaqësuesi i BSH arriti deri aty sa të thoshte që ata që morën ato para duhet t’i kthejnë, e kishte fjalën për 750 euro që ishin bërë me mijëra euro falë mariteve.

Pal Trashaj vrau veten se ne nuk bëmë mjaftueshëm. Pavarësisht që isha vetëm në komision e ekonomisë në përballjen me guvernatorin e Shqipërisë, pavarësisht që guvernatori i BSH është një njeri i pushtetshëm dhe kishte mbështetjen e të gjithëve unë duhet të bëja më shumë dhe për këtë i kërkoj ndjesë familjes. Është e pafalshme që ky Parlament ka lejuar që një qytetar i thjeshtë që nuk ka vrarë njeri që nuk ka vjedhur që nuk ka sheklur asnjë ligj ti merret shtëpia për 750 euro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese