Hapësire reklamuese


Politikë

Agron Shehaj: Më 12 Maj fillojnë pazaret, nuk do të bashkëpunoj me askënd! Berisha i akuzuar nga SPAK tha se...

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj: Më 12 Maj fillojnë pazaret, nuk do të
Agron Shehaj

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi këtë mbrëmje në studion e emisionit "Opinion" se më 12 Maj, një ditë pas zgjedhjeve do të fillojnë pazaret mes partive politike dhe kandidatëve.

Shehaj theksoi se nuk do të bashkëpunojë me askënd ndërsa shtoi se nuk do të bashkojë vota. Kreu i Mundësia shtoi se secili bën opozitën e vet.

“Nuk synojmë të kushtëzojmë, nuk është qëllimi ynë të jemi team maker. Bashkëpunim me asnjë! Ne nuk bashkojmë votat me asnjë!

Ne e dimë se ç’do ndodhë në datë 12, do fillojë pazari siç është bërë gjithmonë, ose me parti politike, me deputetë. Ka ndodhur dhe do ndodhë.”

Po në rast se Partia Socialiste fiton sërish?

“Ne do jemi opozitë. Unë vetëm këtu kam dëgjuar, ca do të thotë të bashkohesh me opozitën. Secili bën opozitën e vet.

Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë koalicione me çdo kusht. Ne kemi disa parime dhe i kemi thënë. Nuk besoj se PD do vijë të kërkojë votat tona sepse ne kemi bërë një premtim, qytetarëve shqiptarë, u kemi thënë që votat e Partisë Mundësia nuk kanë për të shkuar kurrë kundër drejtësisë dhe kundër SPAK.

Unë mendoj që PD, para dy ditësh kryetari i PD në të drejtën e tij sepse është i akuzuar nga SPAK ka thënë që është një instrument në duart e Edi Ramës.

Si mundet dikush që fiton zgjedhjet që të ketë të njëjtin qëndrim që kemi ne që ne themi ne duhet të votojmë në mbështetje të SPAK.”-u përgjigj ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese