Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Agron Shehaj 'krah për krah' me Erald Kaprin në Kuvend! Kreu i “Mundësisë” flet për mandatin e dytë

Shkruar nga Newsbomb
Agron Shehaj 'krah për krah' me Erald Kaprin në Kuvend! Kreu
Agron Shehaj

Qarku i Tiranës i ka mundësuar dy mandate Partisë Mundësia. E teksa numërimi i votave të diasporës është ende duke vijuar, Agron Shehaj mesa duket nga zgjedhjet e 11 Majit ka marrë besimin e shqiptarëve për të siguruar dy ulëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Lidhur me këtë rezultat ka folur së fundmi vetë kreu i Partisë Mundësia i cili tha se komentet për mandatin e dytë do t’i japë sapo të zyrtarizohet rezultati, por theksoi se ndonëse ka ende vota pa numëruar ai është i siguruar.

 “Janë votat nga Greqia që nuk janë numëruar. Besoj që nuk do ndodhë ndonjë çudi e madhe që rezultati të ndryshojë. Mandatin e dytë do ta komentoj kur të mbyllet përfundimisht numërimi. Kur të kemi rezultatin përfundimtar, do flasim”, tha Shehaj, teksa më tej u pyet nëse bëri gabim që nuk u bashkua me Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorrin për të formuar një opozitë më të madhe.

Kreu i Mundësisë tha se që prej fillimit e dinin që sistemi është i vështirë për partitë e vogla, ndërkohë që shtoi se nëse ndodhte shkrirja e partive në një të vetme, atëhere do të humbte indentiteti i Partisë Mundësia.

 “E dinim që në fillim që sistemi është i vështirë për partitë e vogla. I bie që t’i shkrijmë partitë në një parti, ndërkohë që ne kishim krijuar një parti për të mos i shkrirë të tjerat — dhe kështu s’do e kuptonim dot peshën tonë”, tha Shehaj.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 11 Majit Partia Mundësia arriti që në rang vendi të merrte mbi 43 mijë vota, ndërkohë që Tirana i siguroi dhe dy mandate.  E teksa numërimi i votave të diasporës është duke vijuar, nga përditësimi i bërë së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kjo forcë politike e cila ka arritur të marrë mbi 4 mijë vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese