Hapësire reklamuese


Politikë

Agravon protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin molotov dhe gjuajnë efektivët e Policisë

Shkruar nga Newsbomb
Agravon protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin
Pamje nga protesta

Ka agaravuar protesta e cila është duke u zhvilluar këtë të enjte para ambienteve të Bashkisë së Tiranës. Qytetarë të shumtë,të cilët janë mbledhur para këtij institucioni kanë hequr me forcë gardhin metalik që ishte vendosur para Bashkisë.

Gjithashtu, ata kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë si dhe tabelat të cilat mbanin nëpër duar duke goditur kështu edhe efektivët.

Agravon protesta para Bashkisë së Tiranës, qytetarët hedhin
Pamje nga protesta

Pas përshkallëzimit të kësaj proteste, është dashur ndërhyrje e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët menjëherë janë vendosur kordon. Ndërkohë, nga ana tjetër këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të futen brenda ambienteve të Bashkisë.

Protesta e qytetarëve ka nisur në orën 11:00 të kësaj të enjte. Me thirrjet “hajdut”  dhe “largohu”  qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës të cilët kanë lënë Kuvendin për të protestuar bashkë me qytetarët. Pjesë e kësaj protestë është sërish dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi si dhe Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, etj.

Kujtojmë se kjo është protesta e dytë para Bashkisë së Tiranës, pasi pak ditë më parë një tjetër protestë u mbajt nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, e ku pjesë u bë edhe opozita.

Protesta vjen pas masave të sigurisë të vendosura nga SPAK ndaj disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës për “shpërdorim detyre”, lidhur me dosjen “5D”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese