
Një debat i cili ka agravuar deri në përdorimin e fjalëve banale ka ndodhur së fundmi mes Halit Valterit dhe avokatit Romeo Kara.
Valteri i cili aktualisht kandidon nën siglën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit, ka “shpërthyer” ndaj avokatit i cili i solli në vëmendje kalimin e tij nga Berisha dhe Meta te Rama.
E kjo ka qenë arsyeja ku Valteri “nuk është përmbajtur” dhe i është drejtuar Romeo Karasë duke i thënë: “më desh t*api dhe e ndërrova”.
"E di kush është kompleksi yt dhe i njerëzve që nuk bëjnë asgjë në jetë? Është që kur unë jam i lirë të bëj atë që më do trapi ty të shqetëson, dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë njerëz si puna jote është që ndërrove PD me PS. E kam ndërruar se më desh trapi dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë, sa herë të më dojë trapi", ka thënë Valteri.