Hapësire reklamuese

Politikë

Adriatik Lapaj “ndryshon mendje”, heq të atin nga lista e kandidatëve për qarkun e Beratit

Shkruar nga Newsbomb
Adriatik Lapaj “ndryshon mendje”,  heq të atin nga lista e
Adriatik Lapaj

Pas “zhurmës” në rrjet Adriatik Lapaj ka bërë ndryshime në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.

Ai ka vendosur që të heqë nga lista babain e tij, Ferman Lapajn, i cili më herët kryesonte listën te vendet e “sigurta” të këtij koalicioni në qarkun e Beratit.

Por, mesa duket emri i babait të Lapajt ka qenë veçse te listat paraprake, pasi në përfundimtare të KQZ Ferman Lapaj nuk figuron, ndërkohë që në vend të tij është Aleksandër Bacaj.

Kujtojmë se caktimi i emrit të babait të Adriatik Lapajt në listat e sigurta të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”,  për qarkun e Beratit solli jo pak reagime në rrjet.

Ndërkohë, që vetë Lapaj doli më pas duke shpjeguar se emri i të atit është fiktiv, një “taktikë” kjo e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Sipas asaj që Lapaj tha, kandidatët realë janë në listat e hapura dhe në rast fitoreje të mandatit, ato njerëz të besuar në listë të sigurt do të tërheqin emrin për të lejuar kandidatin nga me më shumë vota nga lista e hapur të marrë mandatin.

Adriatik Lapaj “ndryshon mendje”,  heq të atin nga lista e
Lista me emrat e koalicioni "Nisma Shqiperia Behet"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese